Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Ronaldo i nxiu dorën dhe i theu telefonin, mamaja e tifozit autik i drejtohet FA: “Nuk duhet t'ia hedhë paq”

Lapsi.al 27 September 2022
Ronaldo i nxiu dorën dhe i theu telefonin, mamaja e tifozit autik i

Cristiano Ronaldo nuk i shpëton dot akuzave të vazhdueshme dhe kërkesave për ta dënuar. Nëna e tifozit autik, të cilit portugezi i theu telefonin pas humbjes me Everton, i ka kërkuar Federatës së Futbollit që ta dënojë. Lojtari i Manchester United, pasi ekipi i tij humbi ndaj Toffees në Goodison Park në prill, u filmua duke goditur dorën e të riut Jacob Harding.

Ronaldo më vonë i kërkoi falje 14-vjeçarit autik, por cështja nuk u mbyll me pendimin e tij. Portugezi u mor në pyetje nga policia në lidhje me afresionin e pretenduar. Për më tepër, ai u akuzua gjithashtu se kishte shkelur rregullin E3 të FA, në lidhje me "sjelljen e pahijshme dhe/ose të dhunshme".

E ëma e djalit, Sarah, para mikrofonave të Mirror, përsëriti se shpreson që CR7 të marrë një ndëshkim shembullor: “Shpresojmë që më në fund të marrë dënimin e duhur. Nuk mund të vazhdojë t'ia hedhë paq. Sjellja e tij është e papranueshme. Ai duhej të dënohej gjashtë muaj më parë. Djali im flet çdo ditë për atë që i ndodhi”.

PAS INCIDENTIT

Policia Merseyside pagoi për të riparuar telefonin. Sarah, ndërkohë, beson se duhet ta kishte paguar kampioni portugez, jo vetëm për telefonin, por për të gjithë çështjen: “Duhet të kishte paguar për këtë. Është ai që i shkaktoi të gjitha këto. Më huton kjo gjë, mund të sulmojë një fëmijë dhe të vazhdojë normalisht. Si mund të flejë natën duke ditur ankthin që i shkaktoi një tifozi të ri?”.

Ronaldo, pas incidentit, bëri një postim në rrjetet sociale për t’i kërkuar falje tifozit të ri: “Nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira si ky. Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm. Të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim. E, nëse është e mundur, dëshiroj ta ftoj tifozin të marrë pjesë në një ndeshje në Old Trafford”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI