Flash

Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Ankaraja ka mbetur vetëm

Lapsi.al 27 September 2022
Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Ankaraja ka mbetur vetëm

Vazhdojnë tensionet dhe deklaratat provokative mes liderëve të Greqisë dhe Turqisë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë një mbledhje me kabinetin qeveritar deklaroi se Ankaraja ka mbetur vetëm, pasi Athina gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kundër tyre nuk kanë vetëm Greqinë, kanë gjithë Evropën, por edhe aleatët tanë të NATO-s. Atë që kishim për të thënë, i thamë qartë në OKB. Si për vijat e kuqe ashtu edhe për qëndrimin miqësor ndaj popullit turk. Pala tjetër mund të përsërisë në mënyrë monotone gënjeshtrat dhe kërcënimet e saj. Ne mbetemi të qetë dhe të sigurt në pozicionet tona të pastra me forcën e ligjit ndërkombëtar , vigjilencën e forcave tona të armatosura, mbështetjen e aleatëve tanë.”

Mirëpo nuk ka vonuar reagimi i udhëheqësit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti turk nënvizoi se mbështetja e aleatëve nuk do t’i shpëtojë grekët, teksa hodhi serish akuza ndaj Athinës për kryerjen e një “pushtimi të fshehtë” të ishujve të Egjeut lindor.

“Ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që na sfidojnë. Armët që ata kanë mbledhur në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk kanë asnjë vlerë për ne. Fuqia jonë tejkalon Vendi ynë nuk do të bëjë kompromis për mbrojtjen e tij. Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë.”

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, përgjegjës për punët e jashtme, Peter Stano, i beri thirrje Ankarasë ë respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së dhe të angazhohet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në frymën e fqinjësisë së mirë me respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI