Flash

Banane e hedhur nga tribuna për Richarlison që po festonte golin: racizmi njollos Brazil-Tunizi

Lapsi.al 28 September 2022
Banane e hedhur nga tribuna për Richarlison që po festonte golin:

Një rast i ri racizmi në futboll. Gjatë ndeshjes Brazil-Tunizi, një tifoz hodhi një banane drejt Richarlison që po festonte golin e 2-1. Sulmuesi i Tottenham, menjëherë pasi shënoi, filloi të brohoriste pranë këndit. E teksa kthehej drejt mesfushës, një banane u hodh nga tribuna e Parc des Princes dhe i ra pranë këmbëve. E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Paris dhe pason rastin e javës së kaluar, kur kombëtarja braziliane mbrojti një tjetër sulmues të saj. Vinicius Junior u bë objekt i thirrjeve raciste gjatë derbit të Madridit mes Realit dhe Atletico.

Lexo më tej: Tronditet Brazili, Rodrygo zbulon: “Neymar do të largohet nga kombëtarja pas Botërorit”

Një turp i dyfishtë duke pasur parasysh se Brazili, para fillimit të ndeshjes, kishte shpalosur një pankartë kundër racizmit. Në të shkruhej: "Pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do t'i kishim yjet në fanellën tonë". Ndeshja, e cila përfundoi 5-1 për Selecaon (golat e tjerë u shënuan nga Raphinha, dygolësh, Neymar, Pedro dhe Talbi), u ndërpre për një kohë të shkurtër edhe prej lazerave që drejtoheshin nga lojtarët e trajnerit Tite. U desh apeli i folësit të stadiumit, për të ndaluar një sjellje të tillë.

Sa për ndeshjen, në Paris, Brazili mundi 5-1 Tunizinë në provën e fundit para fillimit të ekspeditës në Katar. Në pjesën e parë loja ishte e ashpër, ndonjëherë edhe e dhunshme, por në fund të pjesës së parë u shënuan pesë nga gjashtë golat në total. Raphinha shënoi një dygolësh, Neymar shënoi me penallti, Richarlison dhe Pedro, i cila hyri në pjesën e dytë, mbyllën rezultatin. Në fillim të lojës Talbi shënon barazimin momental të Tunizisë, por Brazilit iu desh pak për ta rimarrë ndeshjen në dorë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI