Flash

Berisha: Rrogat mund të rriteshin 3 herë, por çfarë bëri Rama

Lapsi.al 28 September 2022
Berisha: Rrogat mund të rriteshin 3 herë, por çfarë

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka folur mbi rrogat dhe se si 8 vitet e fundit ato mund të ishin tre-fishuar nga qeveria Rama.

Sipas Berishës, mundësitë financiare për këtë ndryshim kanë qenë aty. Por, paratë janë përdorur për të ndërtuar 1 kilometër rrugë në autostradë me 24 milionë euro.

Lexo më tej: Rama: Rritet paga për policinë e shtetit, zjarrfikësit, gardën, policët e burgjeve dhe administratën 

Berisha po ashtu deklaroi se në mes të Tiranës janë ndërtuar shkolla me 5 milionë euro, të cilat në Berlin ndërtohen me rreth 600 mijë euro.

“Rrogat në vitet 2005-2013 kam pasur dialog konstant me sindikatën e arsimit dhe shëndetësisë ndërsa rrogat në ato sektorë u mbi dyfishuan atë periudhë. Këto 8 vite rrogat pa asnjë vështirësi mund të ishin tre-fishuar. Sekotri privat është i detyruar të ndjeki sektorin publik me rrogat. Nëse sektori publik bën një mashtrim me rritje në 4 vite kur ka zgjedhje, privati nuk ka çfarë bën. 

500 miliardë lekë ka marrë borxh, çfarë ka ndërtuar në 8 vite. Këto para i ka vjedhur duke ndërtuar 1 km autostradë me 24 mln euro. Duke ndërtuar shkollë në mes të Tiranës 5 mln euro sepse do ky lal-vjedhësi, shkollë që në Berlin ndertohët me 620 mijë euro. Shkollat e tërmeteve janë 3 grupe që ndërtojnë. Komuniteti ndërkombëtar e ndërton me 680 mijë euro se është standart, ka një manual që përcakton çdo çmim dhe çdo kosto. Kurse Veliaj ndërton shkolla me 4.2 mln me 5 mln, me 3 milionë të gjitha të tjerat. Vjedh dhe vetëm vjedh. Ku i merr. I ka vënë taksë arsimi çdo familjeje në Tiranë. Le ta konsiderojmë ktë një filllim të ri. Le t’i japim ërgjigjen që sindikatat janë në këmbë dhe të gatshme”. Kështu u shpreh Berisha në një takim me sindikatat të zhvilluar ditën e sotme.

Të këshilluara

Covid-19/ 63 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend referuar Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shën...

18:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI