Flash

Berisha-sindikalistëve: Vetëm me ju organizohen protesta të fuqishme

Lapsi.al 28 September 2022
Berisha-sindikalistëve: Vetëm me ju organizohen protesta të

Protestat ishin kryefjalë e ish-kryeministrit Sali Berisha në takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e sindikatave këtë të mërkurë, të cilëve u premtoi mbështetje.

Sipas tij, forma më e fuqishme e protestës strukturohet vetëm nga sindikatat.

“Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj.

Sindikata e arsimit të lartë është hedhur në betejë. Në datën 5 ka shpallur grevën e përgjithshme. Le të pyesin veten a mos janë mësuesit më mirë. Jo mësuesit janë edhe më keq se pedagogët”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama për gjendjen e vështirë e vendit. Ai tha se Rama është një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët.

“Një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët shqiptarë. Një makineri gjigande vjedhje dhe grabitje të qytetarëve shqiptarë. Një plaçkitje e pashembullt e fondeve publike, të pasurive kombëtare. Vjedhje direkt të xhepave të qytetarëve me çmimet.

Ju jeni sindikalistë, por unë ju garantoj se nuk ka pasur regjim kolonial, që të ketë shfrytëzuar një popull siç i shfrytëzon Rama popullin shqiptar. Ju jeni dëshmitarë, sesi pasuritë përrallore të shqiptarëve, që bëjnë miliarda euro, janë shndërruar në një mallkim”, theksoi Berisha.

Lexo më tej: Berisha: Rrogat mund të rriteshin 3 herë, por çfarë bëri Rama 

Lexo më tej: Shifrat/ Berisha “zbërthen” rritjen e çmimit të energjisë nga Rama 

Të këshilluara

Covid-19/ 63 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend referuar Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shën...

18:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI