Flash

Detajet/ Si u arrestua DJ Cherry nga policia

Lapsi.al 28 September 2022
Detajet/ Si u arrestua DJ Cherry nga policia

Mediat kanë publikuar sot detaje nga arrestimi i një emri të njohur të ekranit. Bëhet fjalë për Ardian Kola i njohur për të gjithë si DJ Cherry. Për vite me radhë ai është shfaqur në studion e “Zonë e lirë” të Arian Çanit. 38-vjeçari është arrestuar në Gjirokastër. Ai dyshohet të jetë autor i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

Sipas burimeve zyrtare më datë 19 qershor, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Kola nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Ai ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Pas kërkimeve, në bashkëpunim me komisariatin nr.2 në Tiranë, u bë e mundur arrestimi i DJ Cherry në kryeqytet. Hetimet po vijon t’i ndjekë policia e Gjirokastrës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI