Flash

Gafa flagrante e Google: zbulon skuadrat finaliste në Botëror, pastaj e fshin me shpejtësi

Lapsi.al 28 September 2022
Gafa flagrante e Google: zbulon skuadrat finaliste në Botëror, pastaj

Kupa e Botës 2022 është tani fare pranë. Ndeshja hapëse, e planifikuar fillimisht për 21 nëntor, u spostua të dielën më 20 nëntor. Në mënyrë që të vazhdojë tradita e hapjes së turneut nga kombëtarja e vendit pritës ose ajo që mban trofeun. Ndeshja e parë, pra, nuk do të jetë më Senegal-Hollandë, por Katar-Ekuador. Nga ana tjetër, finalja do të luhet të dielën e 18 dhjetorit në orën 16:00 në Lusail. Nuk dihen ende skuadrat që do të kalojnë portat e stadiumit ikonik, të ndërtuar në zonën e Al Daayen. E panjohur për të gjithë, por jo për Google.

Motori i kërkimit me famë botërore zbuloi aksidentalisht finalistët e Kupës së Botës 2022. Stadiumi Lusail, një nga më të mëdhenjtë në Katar, do të presë gjithsej dhjetë ndeshje të kompeticionit. Përfshirë këtu një nga gjysmëfinalet dhe finalen e shumëpritur. Kush do të dalë në fushë më 18 dhjetor? Sipas parashikimit të Google, Brazili dhe Franca (kampion në fuqi) do të garojnë për trofeun e lakmuar.

Gabimin e motorit të kërkimit e pikasi menjëherë AS Argjentina. Gazeta e Amerikës së Jugut, në orët e fundit vuri re se nëse një përdorues kërkonte në Google për “ngjarjet në stadiumin Lusail”, shfaqeshin të gjitha ndeshjet që do të luhen aty gjatë turneut. Ndërsa gjashtë ndeshjet e grupeve, 1/16, çerekfinalja dhe gjysmëfinalja ishin korrekte, finalja kishte një gabim (ose jo?). Për Google, sfida më 18 dhjetor do të jetë mes Brazilit dhe Francës.

GABIMI ZHDUKET PAS DISA ORËSH

Lajm i tmerrshëm për të gjitha kombëtaret e tjera që shpresojnë të dalin në fushë në stadiumin Lusail, për ndeshjen e fundit të turneut. Mbetet për t'u parë nëse ishte një gabim apo një parandjenjë. Pak orë më vonë, Google ka korrigjuar gjithçka dhe tani shfaqet shënimi klasik "To be defined" (Për tu përcaktuar). A do të jenë Brazili dhe Franca finalistët? Na mbetet vetëm të presim deri më 18 dhjetor...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI