Flash

Google i hedh gabimisht në llogari 250 mijë $ një personi

Lapsi.al 28 September 2022
Google i hedh gabimisht në llogari 250 mijë $ një personi

Shkon të shohësh llogarinë bankare dhe gjen 250 mijë dollarë pa asnjë arsye. Kjo është historia që i ka ndodhur amerikanit Sam Curry, inxhinier i IT-së dhe ekspert i sigurisë kibernetike.

Ishte një pasuri që Curry nuk donte ta përfitonte, ndoshta edhe për shkak të reputacionit të atij që ia kishte hedhur ato në llogari. Në fakt, ishte Google ai që organizoi operacionin bankar. Paradoksi u bë pothuajse komedi kur Curry u përpoq në çdo mënyrë të kontaktonte gjigantin për të raportuar anomalinë, por nuk mori asnjë përgjigje.

“Nëse nuk i doni, është në rregull për mua”, - shkroi Curry në një postim ironik në rrjetet sociale.

Pavarësisht profesionit të tij, Curry ishte i sigurt se nuk kishte pasur ndonjë marrëdhënie pune me gjigantin e internetit. Sipas tij transferimi duhej të ishte një gabim. I vetëdijshëm për këtë, inxhinieri vendosi të kontaktojë drejtpërdrejt me “bamirësin”. Ai i shkroi kompanisë për të kthyer shumën. Një email që mbeti çuditërisht pa përgjigje.

“Kanë kaluar pak më shumë se 3 javë që kur Google më dërgoi aksidentalisht 249,999 dollarë, por nuk kam ende përgjigje” – shkroi Curry në Twitter. Më pas ai shtoi: “Nëse nuk i doni që ato t’u kthehen. Kjo është në rregull për mua".

Në fund, ndoshta edhe falë mbulimit mediatik, Google u përgjigj. “Ekipi ynë së fundmi ka bërë një pagesë për një përfitues të gabuar për shkak të një gabimi njerëzor.

Ne vlerësojmë faktin që na është komunikuar menjëherë nga i interesuari. Po punojmë për ta korrigjuar”, - ka konfirmuar një përfaqësues i kompanisë. Lajm i mirë për qetësinë e Curry-t, por më pak për portofolin e tij.

https://twitter.com/samwcyo/status/1569897392560050178?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1569897392560050178%7Ctwgr%5E9d8d72ff843599ab9d7703bba514cb2d45faef36%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Ftgtech%2Fgoogle-gli-accredita-per-sbaglio-250mila-dollari-lui-non-riesce-a-restituirli_55365632-202202k.shtml

Të këshilluara

Detajet/ Si u arrestua DJ Cherry nga policia

Mediat kanë publikuar sot detaje nga arrestimi i një emri të njohur të ekranit. Bëhet fjalë për Ardian Kola i njohur për të gjithë si DJ Cherry. Për vite me rad...

22:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI