Flash

Lubonja: Mësimi që na dha fitorja e Melonit në Itali

Lapsi.al 28 September 2022
Lubonja: Mësimi që na dha fitorja e Melonit në Itali

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se arsyeja e ardhjes së Giorgia Melonit në pushtet është lodhja e italianëve nga klasa dominuese. Ai u shpreh se nuk pret që të ketë një ndryshim në Itali, as në aspektin ekonomik, por ajo që sheh pozitive është mësimi që iu dha klasës dominuese në Itali me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Çfarë u tha për “5 stelle” që fitoi me 33% para 4 vitesh. Nëse do kërkojmë diçka të përbashkët është të qenit parti anti-sistem. Fitorja i dedikohet lodhjes së italianëve nga klasa dominonte politike.

Ajo që tha Leonard Berberi është e vërtetë. Kanë shkuar votues të “5 Stelle” tek Meloni sepse janë pjesa më anti-sistem e votuesve të Italisë. “5 Stelle” zhgënjeu sepse u fut brenda sistemit dhe ra. Edhe Lega.

Futja ishte në qeverinë Draghi, që paraqitej si përfaqësues i bankave, i klasës dominonte. Pyetja është nëse Meloni do të jetë kaq anti-sistem. Deklaratat e saj deri në zgjedhje kanë ndryshuar në radikalizëm. Ka qenë kundër Sorosit sepse ishte anti-liberale lidhur me emigracionit. Ka akuzuar se po bëhen zhvendosje etnike. Po përzihen italianët e po sillen emigrantë të huaj.

LEXO EDHE: Analiza/ Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste

Për të drejtat sociale e civile, Meloni është kundër kryesisht dhe nuk ka ndjeshmëri ndaj të drejtave sociale sepse është e djathtë. Por është jo haptazi kundër, me një gjuhë të moderuar ndaj martesave të komunitetit LGBTQ. Mund të konsiderohet edhe pak nativiste.

Mendoj që do të thithet nga sistemi, ka qenë pjesë e sistemit. Në anën ekonomike nuk do të ndryshoje asgjë. E mira është që i dha një mësim klasën dominonte që i trajtonte që këta janë fashistë. Nuk duhet të vijnë.

Kur fashistë janë treguar klasa dominonte në mënyrën si i kanë trajtuar. Von der Leyen guxon të thotë që nëse vjen në pushtet Meloni do të veprojmë si me Hungarinë. Demokracia është e shëndoshë në Itali. Këtë kuptoj nga kjo”, - tha Lubonja në emisionin “Open”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid-19/ 63 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend referuar Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shën...

18:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI