Flash

Rama: Rritet paga për policinë e shtetit, zjarrfikësit, gardën, policët e burgjeve dhe administratën

Lapsi.al 28 September 2022
Rama: Rritet paga për policinë e shtetit, zjarrfikësit,

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë. Ai ka njoftuar se Këshilli i Ministrave vendosi rritjen e pagave për disa kategori të institucioneve, përfshi edhe administratën publike. Të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe nivel i mesëm të ketë një shtesë page. Shtesa më e lartë 15% është për nivelin e bazë, shtesa 7%  është për nivelin e mesëm. Shtesë page do të ketë edhe për gardën, policinë e burgjeve, zjarrfikësat, administratën publike.

Fjala e Ramës:

“Ne sot kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë pra të gjithë punonjësit inspektorë dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page 7%. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë 15%. Shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta vlen për gardën e Republikës. Kemi një shtesë për page edhe për policinë e burgjeve, për zjarrfikëse, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin publik por edhe punonjësit mbështetës.

Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi menjëherë. Pra paga e ardhshme që do të marrin të gjitha kategoritë do të jetë e rritur sipas përcaktimeve në vendimet përkatëse. E njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë sic e kemi thënë, riindeksuar dhe kemi rritje prej 9.5% në raport me 1 vit më parë. Kjo do të materializohet në pensionet që do të merren.

Gratë kryefamiljare me 2 fëmijë kanë 2-fishim të ndihmës ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjec që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI