Flash

Inter, thyerje përfundimtare me Digitalbits: hiqen logot nga fanellat brenda fundit të tetorit

Lapsi.al 29 September 2022
Inter, thyerje përfundimtare me Digitalbits: hiqen logot nga fanellat

Tashmë është thyerje totale mes Interit dhe sponsorit kryesor të tij, Digitalbits. E si pasojë, ky i fundit është i destinuar të zhduket nga fanellat zikaltër deri në fund të tetorit. Sipas Gazzetta dello Sport, ndërprerja e marrëdhënieve mes klubit dhe kompanisë së kriptomonedhës është bërë e pashmangshme për shkak të pagesave të vonuara. Ky motiv, gjatë verës, e kishte shtyrë Interin të fshehë markën në kanalet e tij zyrtare, duke përfshirë edhe faqen në internet e rrjetet sociale.

Në 2021/22 Digitalbits kishte qenë sponsor i mëngës, për t'u "promovuar" më pas si kryesor në fanellë. Marrëveshja e përgjithshme parashikonte, një pagesë prej 85 milionë eurosh në katër vite. Megjithatë, kësti i parë i pagesave të sezonit të ri nuk ishte respektuar. Kështu, në fund të korrikut erdhi vendimi i klubit. U fsheh marka në platformat e internetit, si dhe u hoq logo nga uniformat e ekipit të femrave dhe moshave.

Lexo më tej: Inter, 25 milionë euro në sezon nga sponsori teknik: dyfishohen shifrat e akordit me Nike

Tani ka ardhur ndalesa përfundimtare e bashkëpunimit. Por sigurisht, lind edhe nevoja për të gjetur një zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur. Interi është tashmë në gjueti për një partner të ri, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që fanella zikaltër të mbetet bosh deri në fund të sezonit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI