Flash

Danimarka me të zeza për punëtorët: "Katar 2022 i ka kushtuar jetën mijëra personave”

Lapsi.al 29 September 2022
Danimarka me të zeza për punëtorët: "Katar 2022 i ka

E zezë, sinonim i zisë: kjo do të jetë ngjyra e zgjedhur për fanellën e tretë që Danimarka do të mbajë në Kupën e Botës. Me këtë zgjedhje, kompania daneze e veshjeve sportive Hummelsport, ka dashur të japë një mesazh proteste. Sponsori teknik i ekipit kombëtar ka mbështetur një sërë apelesh të nisura nga grupet e fushatës për të drejtat e njeriut kundër trajtimit të punëtorëve migrantë në Katar. “Edhe pse mbështesim ekipin kombëtar danez deri në fund, kjo nuk duhet të ngatërrohet me mbështetjen për një turne që i ka kushtuar jetën mijëra njerëzve”, tha kompania. Dhe më pas vazhduan: "Ne dëshirojmë të bëjmë një deklaratë për situatën e të drejtave të njeriut në Katar. Si dhe për trajtimin e punëtorëve migrantë që kanë ndërtuar stadiumet e Kupës së Botës në këtë vend".

Siç raportohet në një postim në Instagram, shtëpia e veshjeve ka zgjedhur të zbusë të gjitha detajet më identifikuese për krijimin e fanellave të reja te Danimarka, përfshirë logon e markës. "Ne nuk duam të jemi të dukshëm në një turne që i ka kushtuar jetën e mijëra njerëzve. Ne mbështesim ekipin kombëtar danez deri në fund, por nuk është njësoj si të mbështesim Katarin si vend pritës. Ne besojmë se sporti duhet të bashkojë njerëzit”, shpjegoi kompania.

REAGIMI

I ashpër reagimi nga organizatorët e Kupës së Botës. Komiteti kundërshtoi menjëherë pretendimin e Hummel se turneu i ka shkaktuar vdekjen mijëra punëtorëve. Katari vazhdon të argumentojë se aksidentet fatale gjatë ndërtimit të tetë stadiumeve të Kupës së Botës ishin "vetëm tre". Së fundi, Komiteti përsëriti të gjitha "reformat e rëndësishme të miratuara në tregun e punës" në vitet e fundit. Reformat janë të "të njohura" edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Një përplasje që po krijon një kaos. Tani janë përfshirë edhe sponsorë dhe marka të tjera që po marrin qëndrime për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI