Flash

Kim: Futja e parave të krimit do vinte në rrezik anëtarësimin në BE

Lapsi.al 29 September 2022
Kim: Futja e parave të krimit do vinte në rrezik

“Futja e parave të krimit në Shqipëri do të vinte në rrezik anëtarësimin në BE”. Eshtë shprehur kështu ambasadorja e SHBA në emisionin “Opinion”. Kim tha se dhe në raportet ndërkombëtare, vendi ynë mbetet në zonën gri përsa i përketë transparencës së parave, që do të thotë se ende ka probleme me transparencën për parat e përdorura. Ambasadorja theksoi se Shqipëria duhet të vijojë marrjen e masave për të ndaluar pastrimin e parave.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Le t’i kthehemi pastrimit të parave dhe kriminelëve. Ne kemi probleme së fundmi me krimin e organizuar në Shqipëri, me bandat jashtë vendit. Po punojmë në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Belgjikë, dhe po sjellim këtu problemet e tyre, të gjitha paratë e tyre, por gjithashtu edhe problemet që ata kanë mes tyre. Problemi është, a mendoni se Shqipëria po bëhet një vend shumë problematik në lidhje me krimin e organizuar? Sipas informacionit tuaj?

Kim: Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institutcioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën.

Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?

Pyetje: Ato gradiaçela në fakt, askush nuk e di se nga vijnë paratë për to…

Kim: Pikërisht… Duhet të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha këto dhe duhet të marrësh hapa të vërtetë për të parandaluar pastrimin e parave. E di që ka pasur shumë diskutime mbi amnistinë fiskale…

Pyetje: Do t’ju pyes për amnistinë fiskale, jam plotësisht dakord me ju mbi pastrimin e parave. Por, ka një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe do të të thonë se njerëzit mendojnë: pse jo, le të themi, paratë e zeza, të mos vijnë në Shqipëri, ato para vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Belgjika, vende shumë demokratike me ligje të forta, dhe përse ato para të mos vijnë në Shqipëri për të ndërtuar vendin. Disa njerëz të tjerë thonë se, unë se di, por që edhe Nju Jorku apo Londra janë ndërtuar me para të pista.

Kim: Mendoj se ky është një argument i tmerrshëm.

Pyetje: Por është argument.

Kim: Është argument, por është një argument i tmerrshëm. Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit Europian. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr.

Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojë imazhin në mbarë botën. Shpresoj që shumë e më shumë njerëz të shohin Shqipërinë që unë shoh, që miqtë e mi shohin kur vijnë për vizitë, që është një vend që është shumë i bukur, me njerëz që janë jashtëzakonisht bujarë dhe punëtore, dhe të cilët e dijnë se e ardhmja e tyre është europiane.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI