Flash

Pas Kubës, dy milionë banorë mbeten në terr nga uragani Ian në Florida

Lapsi.al 29 September 2022
Pas Kubës, dy milionë banorë mbeten në terr nga uragani Ian

Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsumatorë në Florida të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët kanë paralajmëruar se problemet me rrymë mund të shkaktohen për shkak të dëmtimit të linjave elektrike, nga stuhitë dhe erërat e forta.

Uragani Ian ka arritur pikun ditë më parë në kategorinë e katërt. Gradualisht ai ka humbur forcën dhe është vlerësuar se tani është në kategorinë e parë. Uragani ka arritur në Florida në mbrëmjen e së mërkurës me erëra në deri 241 kilometra në orë.

Ian konsiderohet se është një prej uraganeve më të fuqishme që kanë goditur tokën amerikane në vitet e fundit. Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten për disa ditë të rënda.

Patrulla kufitare e Shteteve të Bashkuara është në kërkim të 23 migrantëve. Ata janë zhdukur pasi barka e tyre është fundosur gjatë stuhisë. Ian ka zbarkuar fillimisht në Kubë, ditën e martë. Aty ai la të vdekur dy persona dhe dëmtoi rrjetin e furnizimit me rrymë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI