Flash

Publikohet traileri i filmit për gjyqin e aktorëve

Lapsi.al 29 September 2022
Publikohet traileri i filmit për gjyqin e aktorëve

Së fundmi është publikuar traileri i filmit Hot Take: The Depp/Heard Trial i cili flet për gjyqin e aktorëve.

Në trailer shihet avokatja e Depp duke thënë: "Zonja Heard  ka shpifur  për zotin Depp". Më pas, shfaqen ngjarjet që çuan në një gjyq. Skenat nga traileri lënë të kuptohet se filmi do të paraqesë disa nga ndërveprimet mes çiftit kur ata ishin ende bashkë.

Gjyqi i famshëm gjashtë-javor filloi pak më shumë se tre vjet pasi Depp ngriti padinë e tij prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Heard në mars 2019. Ai e paditi për artikullin e saj në  Washington Post, ku ajo deklaronte se ishte viktimë. Edhe pse emri i Depp nuk u përmend në artikull, pjesa u publikua pas divorcit të tyre. Aktori fitoi çështjen dhe mori 15 milionë dollarë si dëmshpërblim.

"Megjithëse ka mbështetje për të dyja palët, ka një të preferuar këtu," thotë një reportere lajmesh jashtë sallës në trailer. Johnny u mbështet shumë në internet dhe fansat e tij festuan kur juria ishte në anën e tij. Pas vendimit, Heard u paraqit për të apeluar vendimin. Po atë javë, Depp gjithashtu apeloi dhe refuzon t'i jap Heard 2 milionë dollarë dëmshpërblim . Ankesat e tyre tani janë në vazhdim. Filmi  do të publikohet më 30 shtator në Tubi./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=-UMFQcCRFu0[/embed]

Të këshilluara

Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi se ka folur me Selena Gomez pas martesës së saj me Justin Bieber në shtator 2018. Gjatë podcastit, 'Call Her Daddy' , Hail...

12:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI