Flash

Spiunët rusë u ndihmuan nga një shqiptar me kodin “Harabeli i kuq”

Lapsi.al 29 September 2022
Spiunët rusë u ndihmuan nga një shqiptar me kodin “Harabeli

2 shtetasit rusë dhe ai ukrainas që u arrestuan pasi tentuan të hyjnë në uzinën e Gramshit po qëndrojnë ende në qeli. Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë “arrest me burg” për aq kohë sa do të zgjasin hetimet. Por detaje të reja kanë dalë së fundmi nga kjo dosje hetimore. Raportohet se shtetasit e huaj, të dyshuar si spiunë, janë ndihmuar dhe nga një shqiptar. Ky shqiptar identifikohet me nofkën “Krasnij Vorobej” që në shqip përkthehet “Harabeli i kuq”.

Sipas News 24, identiteti i këtij personi është mbajtur sekret nga hetuesit dhe nuk dihet se kush është. Dyshimet se “spiunët” kanë pasur ndihmë nga shqiptarët u ngritën pasi nga sendet e sekuestruara ishin dhe 6 telefona celularë. Aty ishin të regjistruar edhe numra shqiptarë. Po ashtu një prej kartave SIM të vendosura në celular ishte shqiptare.

Sipas të njëjtave burime, më 18 gusht shërbimi ushtarak u vu në dijeni për një makinë me targa ukrainase që po lëvizte në Gramsh. Mbetet e paqartë se përse këta shtetas të huaj që ishin në Shqipëri si turistë nuk u neutralizuan përpara se të hynin në territorin e Uzinës Mekanike të Gramshit.

“Janë pikasur. Po, janë vërejtur nga strukturat tona edhe të inteligjencës. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes. Ka qenë vazhdimisht e informuar që kur ka lindur dyshimi deri sa ka ndodhur ngjarja”, do të deklaronte ministri shqiptar i mbrojtjes Niko Peleshi në 21 gusht.

Hetimet

Mikhail Zorin, i diplomuar në një universitet të Teknologjisë Kimike në Moskë. Ai ishte zhvendosur prej një viti në Pragë. Aty kishte mësuar gjuhën dhe kishte fituar të drejtën për të bërë një master. Zorin ka një përgatitje të shkëlqyer fizike dhe ushtarake. Në momentin që u ndalua, dy ushtarët kanë hasur vështirësi ta neutralizonin. Kjo pasi ishte shumë i përgatitur fizikisht. Kur i janë vendosur prangat, 24-vjeçari rus ka bërë manovra duke i hequr ato.

Svetlana Timoveefa dhe ukrainasi Fedir Alpatov njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”. Ata janë të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura. Përfshi edhe objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Prej momentit të ndalimit ajo ndodhet në spitalin e burgut dhe jo në burgun e grave. Hetimet për tre shtetasit e huaj vijojnë dhe ata ndodhen ende në burg të akuzuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara” – thuhet në dosjen hetimore. “Secili nga tre spiunët që janë të kamufluar si blogerë, aventurierë, apo urbex tours, kishte rol të ndarë nga tjetri” – tha një burim News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI