Flash

2 banesa përfshihen nga flakët në Tiranë dhe Kamzë

Lapsi.al 30 September 2022
2 banesa përfshihen nga flakët në Tiranë dhe Kamzë

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ndodhi në rrugën "Lord Bajron". Flakët u përhapën në katin e dytë të një pallati. Banesa është në pronësi të një 66-vjeçari me iniciale I. K..

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më pas një tjetër banesë është përfshirë nga flakët. Banesa ndodhej në rrugën Lura në Kamëz. Policia bën me dije se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Edhe aty po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI