Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Lapsi.al 30 September 2022
Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr sot nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë pas 1 tetorit dhe e ka justifikuar këtë me nisjen e shirave dhe me uljen e konsumit nga popullata: "Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit".

Por ndryshe nga justifikimet që jep sot në 30 shtator, arsyet duket se janë të tjera. Ato kanë të bëjnë me frikën e tronditjes së pushtetit personal. Opozita kishte paralajmëruar se do t’i niste protestat kur qytetarëve t’i vinte fatura e parë e çmimeve të rritura. Sipas llogarive të saj, një familjeje të mesme gjatë periudhës së dimrit çmimi do t’i disafishohej me pesëfish për fashën mbi 800 kilovat duke i shkuar deri në 250 mijë lekë në muaj.

Propaganda qeveritare e kishte mohuar këtë realitet.

Kryeministri i vendit dha fillimisht një vlerësim tjetër. Sipas tij, janë rreth 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kilovat orë energji elektrike në muaj. Në kulmin e dimrit dhe verës, Rama thoshte se shifra shkon afro 60 mijë familje. Dhe këta të pasur që harxhonin për dritat e pishinave ua kundërvuri 1 milion e 90 mijë qytetarëve të tjerë që nuk e kalonin tavanin . Sipas Ramës, në një periudhë krize, kush nuk kujdesej, do të paguante sepse vetëm 4 % e familjeve, llogaritej që konsumonin rreth 20% të energjisë.

Po tani ç'ka ndodhur? A u rikthye Rama të bëjë kryeministrin e të pasurve? A po shqetësohet ai për paratë e atyre që nuk fikin dritat e pishinave?

Jo, në fakt këtë radhë ai po mendon për të varfrit ngaqë i trembet zemërimit të tyre. Kjo për shkak se shifrat që ka dhënë deri më tani qeveria ishin të gënjeshtërta.

Sipas llogarive reale, me rritjen e çmimit qytetarët do të paguanin shumë më shumë.

Nëse paguaje 102 mijë lekë të vjetra energji, me skemen e re do të paguaje 141 mijë lekë të vjetra. Nëse paguaje 114 mijë lekë të vjetra energji, shuma do shkonte 182 mijë lekë. Nëse paguaje 125 mijë lekë, me skemën e re çmimi do ngrihej në 242 mijë lekë. Dhe te fatura e parave propaganda nuk pi ujë. Frika se njerëzit mund t’i bashkoheshon protestave të Berishës dhe Metës e bëri Ramën t’i bjerë në qafë buxhetit. Kjo është e vërteta. Legjendat se u ul konsumi dhe filluan shirat, vështirë t’i besojë ndokush.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI