Flash

KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Valdete Hoxha

Lapsi.al 30 September 2022
KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Valdete Hoxha

KPA ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Tiranës Valdete Hoxha. Gjyqtarja Hoxha kaloi vetingun pa probleme për pasurinë, figurën, apo aftësitë profesionale. Edhe pse për të qytetarët kishin ngritur 33 denoncime, denoncimet u konsideruan të pabaza. Ndërkohë Komisioneri Publik kishte ankimuar vendimin e KPK-së.

Hoxha është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992. Ajo fillimisht nisi si gjyqtare e Apelit në Shkodër. Ajo është gjyqtare e Apelit në Tiranë prej vitit 2009.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2020, datë 30.09.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valdete Hoxha.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 269, datë 01.07.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Valdete Hoxha.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.09.2022.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI