Flash

Shpjegimi/ Pse çmimi i lirë i energjisë është meritë e Berishës dhe Ramës

Lapsi.al 30 September 2022
Shpjegimi/ Pse çmimi i lirë i energjisë është

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka bërë një lexim ndryshe të vendimit të qeverisë sot për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike nga 1 tetori.

Në një vëzhgim të thelluar, Klodian Tomorri thekson se janë qeveritë e Sali Berishës dhe Edi Ramës, ato që kanë meritë që vendi akoma ka një çmim energjie të lirë, krahasuar me vendet e tjera të Europës që po vuajnë nga dyfishimi i çmimeve.

Sipas Tomorrit, merita e parë i shkon qeverisë së Sali Berishës, e cila incentivoi ndërtimin e hidrocentraleve private. Gazetari shpjegon se arsyeja pse nuk do të rritet çmimi i energjisë nesër nuk është as politike, as konspirative. Por, sepse hidrocentralët privatë po prodhojnë shumë energji dhe po i injektojnë ekonomisë shqiptare qindra milionë euro në vit.

Merita e dytë, sipas gazetarit, i shkon qeverisë së Edi Ramës dhe më konkretisht Damian Gjiknurit. Në 2017 ky i fundit propozoi që pagesa që qeveria do t'i bënte hidrocentralëve privatë të kishte një shifër tavan. Edhe pse kjo nismë u kundërshtua fort, kujton Tomorri, qeveria Rama e mori vendimin, dhe kjo është arsyeja tjetër pse shqiptarët gëzojnë një çmim energjie elektrike të pandryshuar. Edhe pse bota po kalon një krizë të thellë çmimesh të energjisë.

Klodian Tomorri përmbyll reagimin e tij duke parashikuar një skenar, që nëse do të vihej në jetë, do të ishte mëse ogurzi.

"Tani ka vetëm një risk. Shumë prej tyre po bëjnë presion për të dalë nga marrëveshja e detyrueshme me KESH, që ta shesin energjinë në treg të lirë. Po ndodhi kjo, cmimi i energjisë shkon automatikisht në qiell." 

Shpjegimi i Klodian Tomorrit:

Arsyeja e vertete pse nuk u rrit cmimi i energjisë.

Të gjithë argumentet e qeverisë për mosrritjen e qeverisë janë përralla ose gjysmë të vërteta. Ka vetëm një arsye se pse shqiptarëve nuk po u rritet fatura e energjisë elektrike. Ajo është prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private.

Në 18 muajt e fundit, hidrocentralet koncesionare kanë injektuar 550 milionë euro neto në financat e sektorit energjetik. Kjo është vlera e energjisë së prodhuar nga ata me ccmim importi minus vlerën që ka paguar KESH për t’ja u blerë.

Pra me fjalë të thjeshta, falë HEC-eve private, qytetarët shqiptarët kanë fituar 550 milionë euro në 18 muajt e fundit. Këta po e mbajnë ccmimin e energjisë të parritur. Dhe këtu duhen njohur dy merita në vendimarrjen e qeverive.

Merita e parë i shkon Sali Berishës, i cili pati vizionin ta vinte këtë industri në lëvizje. Sigurisht që qeveria e Partisë Demokratike bëri dhe gabime në këtë fushë, ku një prej tyre ishte privatizimi i katër hidrocentraleve, dy Bistricat dhe Ulëz-Shkopeti. Por ne kemi kaq prodhim energjie nga privatët sot fa;ë vendimarrjes së qeverisë së Sali Berishës.

Merita e dytë i shkon Damian Gjiknurit. Në vitin 2017, Damian Gjiknuri propozoi një vendim në Këshillin e Ministrave për t;i vënë tavan ccmimit me të cilin shteti u blinte energjinë hidrocentraleve private.

Deri atëherë, formula e ccmimit me të cilin shteti e blinte energjinë nga HEC-et private ishte ccmim importi I vitit parardhës plus një fee prej 10 për qind. Por në VKM-në e vitit 2017 u vendos tavan që pavarësisht formulës, ccmimi nuk mund të ishte më shumë se 15 për qind mbi çmimin e vitit 2016 ose e përkthyer në shifër më pak se 8.5 lekë për kilovat. Sigurisht që hidrocentralet privatet e kundërshtuan atë vendim. Por qeveria e kaloi dhe këtu i duhet njohur meritë edhe Edi Ramës.

Lexo më tej: Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama 

Në një shtet, i cili nga vendimarrja e qeverive në raport me privatët vetëm ka humbur, duhen njohur meritat kur ka vendimarrje të përgjegjshme. Dhe fort madje.

Sigurisht duhet sqaruar dhe diçka tjetër këtu. Në kohë normale ne ua kemi blerë më shtrenjtë energjinë HEC-eve private. Ky ishte stimuli që ata të investonin, të krijonin qindra apo mijëra vende pune, të paguanin 16 milionë euro në vit fee koncesionare, tatim fitimi etj etj. Por mbi të gjitha në krizën më të rëndë energjetike, privatët i dhanë sektorit 550 milionë euro neto. Dhe deri në fund të vitit kjo shifër me shumë gjasa do të shkojë mbi 700 milionë euro.

Kjo është arsyeja që po e mban çmimin e energjisë të parritur. Tani ka vetëm një risk. Shumë prej tyre po bëjnë presion për të dalë nga marrëveshja e detyrueshme me KESH. Që ta shesin energjinë në treg të lirë. Po ndodhi kjo, cmimi i energjisë shkon automatikisht në qiell.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI