Flash

VIDEO/ Festë në Moskë pas aneksimit të 4 rajoneve në Ukrainë

Lapsi.al 30 September 2022
VIDEO/ Festë në Moskë pas aneksimit të 4 rajoneve në

Mijëra rusë mbushën Sheshin e Kuq në Moskë pasi Vladimir Putin deklaroi aneksimin e 4 territoreve në Ukrainë. Putin tha se kishte nisur “një epokë e re e shndritshme të luftës së përhershme me Ukrainën dhe perëndimin”.

“Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson, Rusi! Së bashku përgjithmonë!” – lexohej në një pankartë të varur në sheshin pranë Kremlinit. U panë edhe autobusë me njerëz të marrë nga një fabrikë afër Moskës. Mësues universiteti shpërndanë ftesa për një koncert pop tek studentët e tyre. Nuk mungonin edhe flamujt me portretin e Putinit.

Kjo është Rusia që Putin parashikon pas 22 vitesh në pushtet. E bashkuar, e thjeshtë, cinike dhe skllave. Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, Putin u zotua të “bëjë gjithçka” për të “rritur nivelin e sigurisë” në rajonet e pushtuara.

LEXO EDHE: Putin nuk njeh kufij, anekson zyrtarisht katër rajone të Ukrainës

“Të dashur miq, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur vëllezërit dhe motrat tona në Zaporizhzhia dhe Kherson, në Donetsk dhe Luhansk. Ne do të bëjmë gjithçka për të ngritur nivelin e sigurisë në këto territore për këta njerëz. Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer ekonominë. Për të rivendosur infrastrukturën, për të ndërtuar shkolla, institucione të reja, spitale” – tha Putin.

“Jemi bërë më të fortë sepse jemi bashkë. Ne kemi të vërtetën. Dhe e vërteta do të thotë fuqi. At do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona” – tha Putin. Ai përsëriti se sot është një "ditë historike, një ditë e së vërtetës dhe drejtësisë".

Ai akuzoi Ukrainën se po "përpiqet të zhdukë" kulturën e njerëzve që jetojnë në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk. Presidenti rus shtoi se banorët në këto rajone "e bënë këtë zgjedhje për të qenë me atdheun e saj stërgjysh" në të ashtuquajturat referendume. Ukraina dhe perëndimi i kanë denoncuar ato si të paligjshme. “Rusia nuk po u hap vetëm dyert e shtëpisë. Rusia po hap zemrën e saj. Miresevini në shtëpi” – tha Putin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI