Flash

Vuçiç bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun me Kosovën

Lapsi.al 30 September 2022
Vuçiç bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar të premten me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje tjera rajonale.

Sipas një komunikate të lëshuar pas takimit, dy zyrtarët është thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe për rëndësinë e përgatitjes për takime në kuadër të Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit është inicuar më 2014 me qëllim të krijimit të lidhjeve më të fuqishme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo iniciativë udhëhiqet nga Gjermania dhe përfshinë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën.

Vuçiq ka thënë se ‘Serbia vlerëson dhe mbështet Procesin e Berlinit, si format që shërben si shtysë konkrete për integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tij, “Serbia është e përkushtuar për dialog politik, si rrugën kryesore për zgjidhje të të gjitha sfidave në Ballkan, mirëpo do të vazhdojë të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin derisa respekton edhe ligjin ndërkombëtar”.

Më 18 shkurt të këtij viti, Qeveria gjermane ka emëruar Sarrazin-in si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ai është zyrtari i parë gjerman që mban një pozitë të tillë në Qeverinë gjermane.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Kosova insiston që dialogu duhet të finalizohet me njohje reciproke, derisa Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./REL/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI