Flash

Lojë e dyfishtë me ndërtimet pa leje? Rama flet për aksionin

Lapsi.al 1 October 2022
Lojë e dyfishtë me ndërtimet pa leje? Rama flet për aksionin

Kryeministri Edi Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje. Por ia hodhi fajin sistemit të drejtësisë që sipas tij të turpëron.

“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet. Por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish. 

Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimtaere këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një çati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për parrellinjtë e biznesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet.

Kjo që po bëjmë ka ardhur si rezolutat se nxirr ligje e masa sa të duash, ëj kontrolle e denoncime sa të duash, sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”.

Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj.

“Po të ishte “loje e dyfishte” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shtetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde. 

Çfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin. Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para”.

“Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Parashikoni i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ato të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ...

08:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI