Flash

“Milionerja” e inceneratorëve: M’i kanë bllokuar ato pak lekë që kisha

Lapsi.al 1 October 2022
“Milionerja” e inceneratorëve: M’i kanë bllokuar ato

Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve.

Po çfarë ka ndodhur këto kohë me të? Në Ditën Botërore të të Moshuarve, News24 u takua me Haxhirenë.

90-vjeçarja rrëfeu se kishte depozituar në bankë një shumë prej rreth 600 euro që i duheshin për operimin e syve, por tashmë nuk mundet t’i tërheqë. Në një intervistë për Neës24 nga shtëpia e të moshuarve ku është strehuar, ajo i kërkon “lekët që të mund të bëjë operimin”, duke shtuar se “Rama më ka bërë biznesmenë, por nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat”.

“Edi Rama më ka bërë biznesmene. Nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat. Kërkova një banesë sociale, nuk ma dhanë Bashkia. Kisha disa lekë dhe 600 e ca euro, i futa në dhe, i mbulova kisha frikë mos i vidhnin. Më mirë të mi kishte vjedhur ndonjë i varfër, jo qeveria. Shkova mora lekët dhe i futa në bankë. Të më japin lekët, të operoj sytë, të mos shoh errësirë”, tha 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi, "milionerja" e inceneratorëve.

Lexo më tej: ‘Korrektësia’ e qeverisë ndaj inceneratorëve, e pazakontë 

Lexo më tej: Ana tjetër e skandalit/ “Lavatriçja” nuk pastroi vetëm paratë e inceneratorëve 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Parashikoni i motit për sot. Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ato të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore, ...

08:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI