Flash

Sulmoi alpinisten në qendër të qytetit, Flori Beqiraj pranon fajin

Lapsi.al 1 October 2022
Sulmoi alpinisten në qendër të qytetit, Flori Beqiraj pranon

Flori Beqiraj, i cili ka sulmuar seksualisht Mrika Nikçin, ka pranuar kryerjen e veprës penale. Ai tha se sulmit ishte nën ndikim e alkoolit. Në vendimin e gjykatës thuhet se Flori Beqiraj, i ka kërkuar falje Mrika Nikçit dhe familjes së saj. Mësohet se babai i të dyshuarit ka pasur raporte pune me familjen Nikçi.

Ndërkaq, në këtë vendim bëhet e ditur se avokati mbrojtës i të pandehurit i ka kërkuar gjykatës që Beqirajt t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

“Gjendja e tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Sipas tij tregon se sjelljet që i ka pasur gjatë kryerjes nuk janë të tij. Ai ka qenë në gjendje që edhe vetë i pandehuri nuk mund të shpjegojë duke marrë parasysh këto rrethana nuk mendoj që ka rrezik të arratisjes dhe as të kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale. I propozoj gjykatës që të pandehurit t’i shqiptohen njëra nga masat alternative të cilat janë adekuate për të pandehurin. Konkretisht propozoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Nikçi ka bërë me dije se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022. Alpinistja nga Peja ka publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga Beqiraj. Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë./Express

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI