Flash

Vukicevic ‘përmirëson’ rekordin negativ të vjetshëm, Kukësi merr tre pikët e parë: barazim i lodhur në Rrogozhinë

Lapsi.al 1 October 2022
Vukicevic ‘përmirëson’ rekordin negativ të

Fitorja e parë në kampionat për Kukësin dhe barazim pa ngjyrë në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Kastriotit. Këto janë verdiktet e ndeshjeve të javës së gjashtë të Superiores, të ditës së shtunë. Për tu shënuar suksesi i Kukësit, që goditi në transfertën me bardhezinjtë, me Dobin që rrëmbeu tre pikët e para, duke u spostuar nga vendi i fundit, i lënë tashmë ekskluzivisht për kurbinasit e Vukicevic.

Gabriel Barbosa shrytëzoi një goditje këndi, për të devijuar me kokë aty ku Dajsinani nuk mundi të arrijë për avantazhin e bluve. Një tronditje mentale që rëndëoi këmbët e bardhezinjve. Laçi u mundua të reagojë, pa forcën e duhur.

Fitorja sigurisht që nuk e nxjerr nga pozita e vështirë Kukësin, por është hapi në drejtimin e duhur. Atë hap që Vukicevic duket i paaftë të orientojë Lacin që ta hedhë. Ishte e vështirë të bëje më keq se Vukicevic sezonin e kaluar, po në Lac, por malazezi i kalon pritshmëritë: nga 2 pikë në 5 ndeshje vjet, në 3 pas 6 takimesh aktualisht.

EGNATIA E MBYLL PA GOLA ME KASTRIOTIN

Egnatia dhe Kastrioti kanë barazuar pa gola në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Sfida nisi me një ritëm të lartë nga skuadrat. Më pas të dyja u mbyllën në mënyrë që të mos pësonin. Në pjesën e dytë krutanët tentuan të surprizonin me kundërsulme vendasit, por protieri Sherri ishte i vëmendshëm në çdo rast. Kështu Egnatia shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e 6-ë, ndërsa Kastrioti një pozicion më poshtë me 6 pikë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI