Flash

Denoncimi/ Policia i vodhi 6 mijë euro spanjolles së arrestuar si eskortë

Lapsi.al 2 October 2022
Denoncimi/ Policia i vodhi 6 mijë euro spanjolles së arrestuar si

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh denoncimi të “qytetarit dixhital”. Ai akuzon se policia i ka vjedhur 6 mijë euro njërës prej shtetaseve të huaja që u arrestua të premten si eskortë në Tiranë.

“Policia i vjedh 6.000 euro spanjolles të ndaluar si punonjëse seksi. Policia është e mbushur me delinkuentë nga Partia e Krimit dhe Çuçi i familjes! Shefat kanë marrë para dhe fshehin denoncimin dhe krimin” – shkruan Berisha që më pas publikon mesazhin.

“Pershendetje Z.Berisha. Po ju jap nje informacion te fundit qe ka te beje me korrupsionin ne Policine e Tiranes. Dje me daten 29.09.2022 Seksioni i Trafiqeve ne Drejtorine e Policise Tirane ka zhvilluar nje operation ku jane shoqeruar 6 femra te huaja te dyshuara per prostitution ku ne prej tyre eshte arrestuar.

Njeres nga femrave te shoqeruara te kombesise spanjolle, Punonjesi i Policise se antidroges Dritan Jaupaj se bashku me oficerin e trafiqeve Alket Pashai dhe 3 punonjes te tjere policie i kane vjedhur nga çanta nje shume prej 6.000 eurosh. Kjo shtetase e ka bere problem. Ështe ankuar. Por shuma e parave nuk i eshte kthyer. Nga kjo shume, sipas te dhenave ka marre pjesen e tyre shefi i trafiqeve Ilia Goga dhe shefi i sektorit Arber Zemani.

Eshte informacion 100% i sakte. Femra e vjedhur eshte e kombesise spanjolle. Bashkelidhur po ju dergoj profilin e hajdutit Dritan Jaupaj dhe njoftimin zyrtar te Policise per kete “sukses”. Ndersa Arber Zemani eshte i famshmi i Durresit qe ju keni bere statuse dhe eshte kthyer me nderhyrjen e fuqishme te Perlat Cullhaj tek ministri i velieres Bledi Çuçi duke e katapultuar Zemanin shef sektorit per narkotiket dhe trafiqet ne Drejtorine e Policise Tirane”, - thote denoncimi në mesazhin që publikon Berisha.

LEXO EDHE: Lirohen 6 vajzat e huaja dhe tutorja kolumbiane: Erdhëm me dëshirë

Pak ditë më parë policia e Tiranës arrestoi 6 vajza të huaja. Në pranga u vu edhe një tutore 30-vjeç nga Kolumbia. Ato akuzohen se kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. U arrestuan shtetaset Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia dhe Laura Vanesa Mercado Baselga.

U proceduan penalisht 4 shtetas që i kishin dhënë me qira banesat e tyre shtetaseve të huaja. Këtë të diel gjykata vendosi lirimin e vajzave. Ato u lanë në “arrest shtëpie”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI