Flash

E vërteta e romancës së Dua Lipa me Trevor Noah

Lapsi.al 2 October 2022
E vërteta e romancës së Dua Lipa me Trevor Noah

Dua Lipa dhe Trevor Noah u përfolën së fundmi në media për një romancë dashurie.

Aludimet nisën pasi dyshja u fotografuan duke darkuar në Nju Jork të mërkurën. Në një foto të postuar nga The Daily Mail, Noah u pa duke i dhënë Lipës një puthje në faqe.Por, pavarësisht takimit, një burim ka treguar për People se dyshja janë thjesht miq".

Komediani ka qenë i lidhur   më parë me aktoren e Euphoria, Minka Kelly. Megjithatë, në maj, një  tjetër burim konfirmoi se Kelly ishte "single".

"Ata janë ndarë. Noah ishte shumë i fokusuar në punë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për një lidhje. Tani është"rikthyer në lojën e takimeve", u shpreh burimi.

Të enjten mbrëma, Noah njoftoi në një klip të shpërndarë në Twitter se do  largohej nga The Daily Show pas shtatë vitesh.

"Një nga ndjenjat kryesore që e gjeta veten duke përjetuar  ishte një ndjenjë mirënjohjeje," filloi ai, duke reflektuar për kohën e tij në shfaqje.

“Dua të falënderoj audiencën,” vazhdoi komediani. "Më kujtohet kur filluam për herë të parë, kaq shumë njerëz nuk besuan tek ne. Çfarë udhëtimi ka qenë.Është diçka që nuk e prisja, gjithçka që kemi kaluar – presidencën e Trump, pandeminë. Më ka pëlqyer të drejtoj shfaqjen. Ka qenë një nga sfidat e mia më të mëdha. Ka qenë edhe një nga gëzimet e mia më të mëdha.Por pas shtatë vitesh, mendoj se ka ardhur koha të largohem"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

"Hocus Pocus", së shpejti një muzikal

Producenti i Hocus Pocus 2" David Kirschner zbuloi se një përshtatje e filmit në Broadway është në punë. Producenti bëri të ditur lajmin gjatë podcastit "The Ar...

14:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI