Flash

Emily Ratajkowski shpërthen kundër filmit të Marilyn Monroe

Lapsi.al 2 October 2022
Emily Ratajkowski shpërthen kundër filmit të Marilyn Monroe

Emily Ratajkowski  ka kritikuar së fundmi filmin biografik të Marilyn Monroe , "Bonde".

Përmes rrjetit social, TikTok, modelja  foli për filmin me  protagoniste Ana de Armas. “Nuk jam e befasuar kur dëgjoj se është një film tjetër që merret me  dhimbjen femërore,”, tha ajo.

Duke përmendur magjepsjen kolektive me vdekjen e Amy Winehouse dhe Princeshë Diana , Emily Ratajkowski pohoi sesi shoqëri, "ne na pëlqen, na jep kënaqësi dhimbja femërore. Ne jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë".

Një ditë para komentit të Ratajkowski në mediat sociale, artisja Courtney Stodden gjithashtu shprehu mendimin e saj rreth"Blonde". Nuk do e shikoj”, tha këngëtarja . “Si dikush që e kupton se si është të jesh e shfrytëzuar në një mënyrë seksuale dhe më pas njerëzit të bëjnë shaka , unë mendoj se është mungesë respekti.”

Stodden u bëri thirrje të tjerëve që  të mos e shikojnë filmin, duke shtuar: "Kjo nuk është Marilyn Monroe, kjo nuk është historia e saj. Është fiksionalizuar. Ata e kanë paraqitur si një person që nuk ishte. Ajo kurrë nuk donte të ishte vajza si ata po e portretizojnë.”

"Bonde" u publikua më 16 shtator.“Filmi riimagjinon me guxim jetën e ndërlikuar të ikonës Marilyn Monroe,” shënon përmbledhja e Netflix. “Duke mjegulluar linjat e fakteve dhe trillimeve, filmi eksploron me mjeshtëri tensionin midis jetës së saj publike dhe private.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/07/12/detajet-pas-vdekjes-misterioze-te-marylin-monroe/

Të këshilluara

"Hocus Pocus", së shpejti një muzikal

Producenti i Hocus Pocus 2" David Kirschner zbuloi se një përshtatje e filmit në Broadway është në punë. Producenti bëri të ditur lajmin gjatë podcastit "The Ar...

14:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI