Flash

Video/ Tragjedi në Indonezi, 182 persona humbën jetën: ja si ndodhi revolta e tifozëve pas një ndeshje futbolli

Lapsi.al 2 October 2022
Video/ Tragjedi në Indonezi, 182 persona humbën jetën: ja si

Çmenduria në Indonezi shpërtheu në fund të ndeshjes, kur mijëra tifozë të Arema Fc hynë në fushën e stadiumit Kanjuruhan. Ishin të tërbuar nga humbja 3-2 që pësuan kundër rivalëve të vjetër Persebaya Surabaya. Ndoshta ndikoi se ndaj tyre nuk kishin humbur prej më shumë se njëzet vjet, por ajo që ndodhi ishte e paprecedentë. Në atë moment kanë ndërhyrë efektivët e policisë të cilët tentuan të qetësojnë gjakrat, por pa sukses.

Të paktën 182 persona humbën jetën në dhunën që shpërtheu në Indonezi. Tragjedia ndodhi të shtunën mbrëma në qytetin e Malang, në lindje të ishullit Java, kur tifozët e Arema FC hynë në fushë. Stadiumi Kanjuruhan në Malang City u pushtua prej tyre pas humbjes 3-2 ndaj Persebaya Surabaya. Një revoltë, siç e përkufizoi policia, që filloi të hidhte gaz lotsjellës pas vrasjes së dy oficerëve. Dhjetra njerëz u shkelën dhe u vranë, me spektatorët në panik.

Sipas një burimi spitalor, mes viktimave është edhe një fëmijë pesëvjeçar. Pamjet nga brenda stadiumit tregojnë policinë duke hedhur një numër të madh gazi lotsjellës dhe tifozët duke u ngjitur mbi gardhe për të shpëtuar.

Stadiumi ka një kapacitet prej 42 mijë spektatorësh dhe sipas të dhënave nga autoritetet, ishte tërësisht i mbushur. Rreth 3 mijë persona, sqaroi policia, kanë bërë një pushtim të fushës. Shumë makina, përfshirë një kamion policie, u dogjën jashtë objektit sportiv. Sipas të dhënave të siguruara nga forcat e rendit janë dëmtuar gjithsej 13 automjete.

Qeveria indoneziane kërkoi falje për incidentin dhe premtoi të hetojë çështjen. Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar një hetim sigurie gjatë ndeshjeve të futbollit. Ministri i Sportit, policia dhe kreu i Shoqatës së Futbollit të Indonezisë duhet të bëjnë "një vlerësim të plotë të ndeshjeve të futbollit dhe procedurave të sigurisë", tha kreu i shtetit në një fjalim televiziv.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI