Flash

Kthjellime, vranësira dhe rënie e temperaturave, moti për ditën e sotme

Lapsi.al 2 October 2022
Kthjellime, vranësira dhe rënie e temperaturave, moti për

Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që më të dukshme kthjellimet të jenë gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes. Ndërsa vranësirat do të shpeshtohen përkohësisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa më e madhe e Kosovës parashikohet të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë kalime vranësirash në të gjithë territorin. Pritet që në orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites vranësirat do të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut parashikohet të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme në të gjithë territorin, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta përgjatë gjithë ditës. Kthjellimet do të jenë më të dukshme në zonat Jugore, ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara në Veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Europa

Pjesërisht Europa Qendrore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje. Gjithashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik do të jetë pjesa më e madhe e Jugut të Kontinentit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI