Flash

Video/ Tmerr në Kili, shembet tribuna e Monumental: dhjetëra tifozë të plagosur

Lapsi.al 2 October 2022
Video/ Tmerr në Kili, shembet tribuna e Monumental: dhjetëra
Një ditë feste përfundoi me tmerr, por fatmirësisht pa viktima. Videot dhe fotot që vijnë nga Kili janë të frikshme dhe tregojnë për aksidentin e tmerrshëm. Ngjarja ndodhi në Estadio Monumental në Santiago de Chile, gjatë një seance stërvitore të Colo Colo. Mijëra tifozë ishin dyndur në tribuna për të karikuar lojtarët e tyre në funksion të derbit në kampionat. Por 'David Arellano', njëra nga tribunat, u kthye në një kurth pas rënies së një strukture të stadiumit, që shkaktoi shumë të plagosur. Videot e xhiruara drejtpërdrejt nga tribuna, nga disa spektatorë, ndihmojnë në rindërtimin e dinamikës së episodit. Një strukturë reklamuese që kapërcente pjesën e tribunës ku ishin dyndur me qindra njerëz, nuk mundi të përballonte peshën dhe përfundoi duke u shembur, duke bërë që tifozët të bien poshtë. Fatmirësisht, megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar, mediat kiliane sigurojnë se nuk ka viktima. Vetëm rreth njëzet të plagosur, asnjë prej të cilëve nuk është në gjendje të rëndë. Lojtarët e Colo Colo, të cilët në atë moment ndodheshin në drejtkëndëshin e gjelbër duke u stërvitur, u kthyen menjëherë në dhomat e zhveshjes. Në atë moment, mijëra spektatorë të frikësuar që kërkonin të largoheshin u derdhën në fushë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI