Flash

Pasojat e uraganit Ian, rreth 70 të vdekur dhe miliona shtëpi pa energji elektrike

Lapsi.al 2 October 2022
Pasojat e uraganit Ian, rreth 70 të vdekur dhe miliona shtëpi pa

Uragani Ian la dhjetëra viktima dhe shkatërrime të pallogaritshme pas tij nga SHBA. Reuters raporton 50 vdekje të konfirmuara, shumica prej tyre në Lee County, Florida. Akoma më tragjike janë bilancet e mediave amerikane, ku NBC flet për 77 të vdekur dhe CNN për më shumë se 70 .

Një shifër zyrtare nuk është publikuar nga autoritetet federale.

Më shumë se 1,100 shpëtime u raportuan në Florida pasi uragani Ian goditi shtetin si uragan i kategorisë 4 të mërkurën pasdite, tha të shtunën guvernatori Ron DeSandis.

Edhe pse më pas u dobësua në një stuhi tropikale, reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të përhapura në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Gati 1.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida ishin pa energji të shtunën. Në tre shtetet e tjera të përmendura më sipër, ky numër vlerësohet të jetë rreth 300,000.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte shprehur frikën të premten se uragani Ian ndoshta do të jetë një nga më të këqijtë në historinë e vendit.

“Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e shkatërrimit”, tha ai, duke shtuar se do të duhen muaj, ndoshta vite për të rindërtuar zonat e prekura.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI