Flash

Video/ Tragjedia në stadiumin e Indonezisë, Infantino: "Jam nën shok"

Lapsi.al 2 October 2022
Video/ Tragjedia në stadiumin e Indonezisë, Infantino: "Jam

FIFA është tronditur nga lajmet që mbërritën mëngjesin e sotëm nga Indonezia, e goditur nga tragjedia. Qindra persona humbën jetën në përleshjet që pasuan një ndeshje futbolli. “Bota e futbollit është nën shok pas incidenteve tragjike që ndodhën në Indonezi. Gjithcka ndodhi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan”. Këto ishin fjalët e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Kjo është një ditë e zezë për të gjithë ata që janë të përfshirë në futboll dhe është një tragjedi që shkon përtej cdo logjike. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik."

“Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin global të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona u drejtohen viktimave, atyre që janë lënduar – nënvizoi Infantino. Jemi së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Federatën e Futbollit të Indonezisë dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë moment të vështirë”.

Lexo më tej: Video/ Tragjedi në Indonezi, 182 persona humbën jetën: ja si ndodhi revolta e tifozëve pas një ndeshje futbolli

Të paktën 182 persona humbën jetën në dhunën që shpërtheu në Indonezi. Tragjedia ndodhi të shtunën mbrëma në qytetin e Malang, në lindje të ishullit Java, kur tifozët e Arema FC hynë në fushë. Stadiumi Kanjuruhan në Malang City u pushtua prej tyre pas humbjes 3-2 ndaj Persebaya Surabaya. Një revoltë, siç e përkufizoi policia, që filloi të hidhte gaz lotsjellës pas vrasjes së dy oficerëve. Dhjetra njerëz u shkelën dhe u vranë, me spektatorët në panik.

https://www.youtube.com/watch?v=_fJ9GY8vqSA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI