Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Evis Kushi përsërit refrenin e Ramës: Kolegji turk u mbyll sepse pronarët shkelën ligjin

Lapsi.al 3 October 2022
Evis Kushi përsërit refrenin e Ramës: Kolegji turk u mbyll sepse

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në seancën e sotme parlamentare foli dhe një herë për shkaqet që çuan në mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”.

Në fjalën e saj, Kushi theksoi se kolegji u mbyll sepse pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe nxënësit i kishin dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verifikimet e nevojshme, gjë që sipas saj ishte në kundërshtim me ligjin.

Ministrja garantoi dhe një herë nxënësit dhe prindërit se ministria po bën maksimumin për akomodimin e nxënësve në shkolla të tjera të sigurta.

Dua që t’i garantoj të gjithë nxënësit dhe prindërit që ne po bëjmë maksimumin dhe do t’i ofrojmë të gjitha mundësitë për t’i akomoduar dhe përshtatur ata në shkolla, qoftë pranë vendbanimit të tyre, apo sipas preferencave që kanë.

Ata që nuk u mirëkuptoj aspak, janë ata politikanë që duan të bëjnë protagonizëm dhe që bëjnë ekspertin në çdo fushë, që nuk lexojnë as faktet, as ligjin, por bëjnë gjithcka në interes të partisë së tyre. Kanë shitur godinën për arsye fitimi dhe i kanë marrë nxënësit e i kanë çuar në institucion tjetër pa bërë verifikimet përkatëse.

Për këtë shkelje, ligji parashikon heqjen e licencës. Si mund t’u dilni ju në mbrojtje shkelësve të ligjit? Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe ta respektojmë në mënyrë të barabartë”- është shprehur Kushi.

Të këshilluara

Zgjidhet anëtarja e re e KLP

Pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, u zgjodh më 23 shtator anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomi...

20:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI