Flash

Finlanda dhe Polonia ftojnë në takime ambasadorët rusë

Lapsi.al 3 October 2022
Finlanda dhe Polonia ftojnë në takime ambasadorët rusë

Finlanda dhe Polonia thanë se kanë ftuar në takime ambasadorët rusë në vendet e tyre, për të dënuar përpjekjen e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase. Ministria e Jashtme e Finlandës tha në një postim në Twitter, më 3 tetor, se kishte thirrur ambasadorin rus "për t'i shprehur dënimin më të ashpër për referendumet e rreme dhe shpalljen e aneksimit të paligjshëm të rajoneve të pushtuara ukrainase nga Rusia, një shkelje e hapur e sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial dhe Kartës së OKB-së”.

Në Poloni, zëvendësministri i Jashtëm, Marcin Przydacz, i tha TVN24 më 3 tetor se e kishte ftuar për takim ambasadorin rus në orën 11:00, sipas kohës lokale, për të diskutuar "për veprimet e javës së kaluar të Rusisë ".

Presidenti rus, Vladimir Putin ,më 30 shtator nënshkroi dekretet që zyrtarizojnë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse. Komunitetit ndërkombëtar ka dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar paligjshëm këto rajone. Ditën që Putini nënshkroi dekretet e aneksimit, tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore. Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur, raporton REL.

Të këshilluara

Shpallet fituesi i çmimit Nobel në mjekësi

Svante Pääbo është fituesi i çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2022. Ai fitoi çmimin me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zh...

13:25

Medvedev kërcënon me luftë botërore

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensk...

10:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI