Flash

Icardi 'arratiset' nga Galatasaray: mungoi në fushë se kishte shkuar në Argjentinë të takonte Wanda Nara

Lapsi.al 3 October 2022
Icardi 'arratiset' nga Galatasaray: mungoi në fushë se

Ndeshja e shumëpritur në javën e tetë të Super Lig mes Galatasaray dhe Adana Demirspor përfundoi pa gola. Klubi i Stambollit, pavarësisht epërsisë numerike, pas përjashtimit të Stambouli, nuk arriti të sigurojë tre pikët. Tashmë dy skuadrat janë në krye të renditjes, së bashku me Basaksehirin, që ka një ndeshje më pak. Ajo që ra në sy, ishte mungesa e Mauro Icardi, blerja e madhe e Galatasaray. Sipas asaj që u zbulua, sulmuesi mugoi sepse ishte nisur urgjentisht dhe fshehurazi në Argjentinë për të takuar Wanda Nara.

Argjentinasja showgirl, siç raportohet nga shtypi i Amerikës së Jugut, kishte dërguar kërkesën për divorc në Itali dhe Mauro Icardi, pasi mësoi lajmin, fluturoi menjëherë për në Argjentinë. Detajet e këtij kapitulli të ri të telenovelës Icardi-Wanda Nara i ka zbuluar gazetari i LAM, Ángel de Brito.

PRAPASKENA

Gazetari, përmes llogarisë së tij në Twitter, shpjegoi pse sulmuesi shkoi urgjentisht në Argjentinë: “Icardi erdhi këtu për të folur me Wanda. Ajo i kërkoi mikut të saj avokat Rosenfeld të ishte i pranishëm si dëshmitar. Ajo e la të qëndronte në Núñez, ndërsa ajo ishte në shtëpinë në Santa Barbara. Gjëja më e rëndësishme: Icardi nisi udhëtimin sepse Wanda dërgoi kërkesën zyrtare për divorc në Itali”.

Ángel de Brito më pas zbuloi detaje të tjera: “Lojtari u shfaq befasisht, Wanda nuk e la të hynte pasi dëshironte që avokati i saj të ishte i pranishëm. Ai mendonte se do ta fitonte përsëri gruan. Icardi u shfaq me tuta të zeza, kapuç në kokë dhe bagazh dore. Wanda dorëzoi letrat e ndarjes pa specifikuar ndonjë SHKAK. A do ta përdorë kartën e tradhtisë? Wanda tashmë ka një shtëpi me qira në Stamboll ku mund të jetojë me fëmijët e saj dhe ku do të kthehet kur të përfundojë punën. Tani djemtë janë me gjyshërit e tyre”.

Një lëvizje e dëshpëruar e sulmuesit që për momentin duket se nuk ka funksionuar. Maurito nuk është i panjohur për këto gjeste të çmendura ndaj Wandas. Një vit më parë, kur u akuzua se kishte flirtuar me aktoren China Suarez dhe gruaja e tij ishte larguar nga shtëpia me fëmijët e tyre, ai u largua nga PSG për të rifituar gruan e tij. Asokohe kriza ishte kapërcyer, por tani menaxherja duket e vendosur të divorcohet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI