Flash

Video/ As finalja e Botërorit nuk e bëri të derdhë kaq lot, Higuain: "Erdhi dita ti them lamtumirë futbollit"

Lapsi.al 3 October 2022
Video/ As finalja e Botërorit nuk e bëri të derdhë kaq lot,
"Ka ardhur dita për t'i thënë lamtumirë futbollit". Me një konferencë të papritur për shtyp, Gonzalo Higuain njofton vendimin për t'u tërhequr në fund të sezonit. Sulmuesi argjentinas ka njoftuar vendimin për të varur këpucët dhe se dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të fundit të karrierës së tij profesionale. Këto dy ndeshje mbyllin sezonin e rregullt në Major League Soccer, ndërsa sulmuesi i Inter Miami, do të mbushë 35 vjeç më 10 dhjetor. Rrugëtimit të tij të gjatë i ka ardhur fundi dhe Pipita nuk i ka mbajtur dot lotët: “Pas 17 vitesh e gjysmë si lojtar profesionist, karriera më e mirë që mund të kisha bërë, ka ardhur koha të them lamtumirë". Argjentinasi, dukshëm i prekur vazhdoi më tej: "Ndjej se futbolli më ka dhënë shumë. Kam dhënë gjithçka e ndoshta edhe më shumë. Faleminderit të gjithë atyre që më janë përgjigjur me besim".

KARRIERA

Orlando City më 6 tetor dhe Montreali më 9 tetor do të jenë dy kundërshtarët e fundit të një karriere brilante. Ajo filloi në Argjentinë me fanellën e River Plate dhe më pas vazhdoi në Madrid me Real. Pastaj erdhi zbarkimi në Itali, mes gëzimeve dhe hidhërimeve, me Napolin, Juventusin dhe Milan. Para eksperiencës amerikane, ishte aventura me Chelsea. Aty gjeti Maurizio Sarri, një trajner me të cilin kishte një raport të bukur. Me të arriti rekordin e 36 golave të shënuar në një sezon të Serie A. Me Blues Higuain fitoi një Europa League. Në palmaresin e tij janë edhe 3 Liga, po aq Serie A dhe Kupa të Italisë. Ka gjithashtu një Kupë Mbreti, dy Superkupa Spanjolle dhe një Superkupë Italie. Finalist në Kupën e Botës 2014 me Argjentinën, ai shënoi 277 gola në karrierën e tij dhe dha 84 asistime në mbi 500 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI