Flash

Pas rrjedhjeve në Baltik, Norvegjia dërgon ushtarë në uzinat e naftës dhe gazit

Lapsi.al 3 October 2022
Pas rrjedhjeve në Baltik, Norvegjia dërgon ushtarë në uzinat

Ushtria norvegjeze tha të hënën se ka dërguar ushtarë për të ndihmuar në ruajtjen e impianteve kryesore të përpunimit të naftës dhe gazit. Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rritur nivelin e sigurisë mes dyshimeve se sabotimi shkaktoi rrjedhje në tubacionet e gazit Rrjedha Veriore.

Katër rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe dy në zonën e Suedisë – janë zbuluar javën e kaluar në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore 1 dhe Rrjedha Veriore 2.

Norvegjia, furnizuesi më i madh i gazit në Evropë dhe një eksportues i madh i naftës, javën e kaluar vendosi flotën e saj dhe forcat ajrore për të patrulluar zonat e naftës në det të hapur, dhe njoftoi se për ta bërë këtë do të merrte ndihmë nga Britania, Gjermania dhe Franca.

Me kërkesë të policisë norvegjeze, Garda e Shtëpisë Norvegjeze, një forcë e mobilizimit të shpejtë, filloi të hënën të vendosë trupa në uzinat përgjegjëse për përpunimin dhe eksportimin e naftës dhe gazit.

 

 

Megjithëse qeveria norvegjeze ka thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik ndaj infrastrukturës së naftës dhe gazit, e pa të nevojshme të rriste sigurinë, për të ulur shqetësimet e punëtorëve atje.

Ndër objektet në tokë që morën mbrojtje policore dhe ushtarake të hënën janë terminalet e eksportit të gazit, Kollsnes dhe Nyhamna, uzina e gazit, Kaarstoe dhe rafineria e naftës, Mongstad.

Deri tani nuk ka të dhëna për numrin e ushtarëve të armatosur në këto zona.

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se rrjedhjet janë akt “sabotazhi” dhe janë zotuar se do të marrin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane./REL/

Të këshilluara

Shpallet fituesi i çmimit Nobel në mjekësi

Svante Pääbo është fituesi i çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2022. Ai fitoi çmimin me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zh...

13:25

Medvedev kërcënon me luftë botërore

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensk...

10:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI