Flash

Qeveria rimburson 70% të vlerës së paneleve diellore, aplikimet nisim më 1 nëntor

Lapsi.al 3 October 2022
Qeveria rimburson 70% të vlerës së paneleve diellore, aplikimet

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjsië dhe Infgrastruktruës, Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë për media lidhur me programin për subvencionimin me 70% të shumës për çdo familje që do të instalojë njësi diellore për ngrohjen e ujit.

Balluku tha se faza e parë ka filluar më 1 tetor, ndërsa më 1 nëntor mund të fillojë aplikimi i qytetarëve

“Po ndërmarrim një hap që do ndihmojë qytetarët të ulin konsumin, por që edhe ndihmon në klimën në vendin tonë. Për të nisur këtë process të ri kemi vendosur ta dizejnojmë sipas disa fazave për transparencë. Ky është vetëm një hap i parë i këtij programi i cili nis me 2 mijë familje.

Nga ana tjetër, ky është vetëm hapi i parë për këtë fundviti. Sipas ecurisë, që mendojmë se qytetarët do krijojnë interes, pasi të vlerësojmë situatën do vazhdojmë me paketa të tjera me një target 20 mijë abonent familjarë që do pajisen me panele diellore që do të mbështeten nga qeveria me 70%.

Më 1 tetor agjencia ka hedhur hapin e parë. Konsiston në garën që do kryehet mes subjekteve që janë të interesuara të kryejnë instalimin e paneleve. Gara do të jetë e hapur deri më 18 tetor, aplikimi bëhet online.

Më pas do të shortlistohet një grup i subjekteve që përmbushin kushtet. Janë vendosur edhe kushtet financiare, sa është tavani që do të jetë kosto e njësive që do të vendosen. Më 1 nëntor agjencia do ketë një listë të konsoliduar të subjekteve që ofrojnë shërbimin.

Duke nisur nga 1 tetor, qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë. Faza e dytë konsiston në kërkesën e qytetarit për t’u bërë pjesë e projektit. Qytetari do zgjedhi nga lista një nga subjektet fituese, duke kryer 30 % të pagesës së produktit”, tha Balluku

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI