Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Rama i përgjigjet Kim për kriminelët: Refuzoj gjuhën e përdorur

Lapsi.al 3 October 2022
Rama i përgjigjet Kim për kriminelët: Refuzoj gjuhën e

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim foli pak ditë për parë për çështjen e kriminalitetit në Shqipëri.

“Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur.

Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?” – tha Kim në “Opinion”.

I pyetur për këto deklarata, kryeministri, Edi Rama ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Megjithatë ai tha se nuk binte dakord me gjuhën e përdorur. Sipas tij nuk mund të hidhet baltë mbi të gjithë shqiptarët.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë. Që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë.

E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist. E kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare. Dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë. Nuk kam asnjë dilemë për këtë.

Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët. Nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, - u përgjigj Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)

Të këshilluara

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. N...

22:01

Zgjidhet anëtarja e re e KLP

Pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, u zgjodh më 23 shtator anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomi...

20:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI