Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

ShBA fut në listë të zezë "arkitektin e patronazhistëve" të Bosnjës

Lapsi.al 3 October 2022
ShBA fut në listë të zezë "arkitektin e

Amerikanët vazhdojnë t'i përdorin sanksionet në një mënyrë të pakuptimtë në Ballkan. Kriteret mbi të cilat Uashingtoni vendos mbeten flu. Pra së fundmi, në Bosnjë është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara ish kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç (në foto në mes).

Autoritetet në SHBA bënë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës.

https://lapsi.al/2022/09/30/andi-bushati-frika-nuk-jane-parate-ruse-por-gafat-amerikane/

“Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH" thuhet në shpjegimin e vendimit.

Por tre vite më pas, në Prill 2021, në zgjedhjet shqiptare nuk u vodhën vetëm të dhënat e pensionistëve, por ato të 900 mijë qytetarëve në një masë shumë më të gjerë, dhe ShBA jo vetëm s'e ka përmendur asnjëherë këtë fakt, por nga ana tjetër e etiketoi fitoren e tretë të Edi Ramës si "historike".

Pra është shumë e vështirë të kuptosh se si i dizenjojnë diplomatët, kandidatët për listën e tyre të zezë, apo ndoshta duke vendosur vetëm nga interesat e çastit, lobimet dhe pa pyetur fare për standarte dhe parime të njëjta.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Çmimi i energjisë/ Arsyet pse u zbyth Rama

Edi Rama ka treguar edhe njëherë se e ka më lehtë të rrënojë buxhetin e shtetit sesa të rrezikojë karrigen. Ai është tërhequr sot nga vendimi për të rritur çmim...

13:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI