Flash

Trupat ukrainase vazhdojnë kundërofensivën ndaj forcave ruse

Lapsi.al 3 October 2022
Trupat ukrainase vazhdojnë kundërofensivën ndaj forcave ruse

Trupat ukrainase vazhduan të hënën kundërofensivën e tyre ndaj forcave ruse. Kievi dhe vëzhguesit e huaj kanë lënë të kuptohet se ka pasur përparime të reja në rajonin strategjik jugor të Khersonit, që Kremlini do ta aneksojë.

Khersoni ka qenë një nga fushat më të vështira të betejës për ukrainasit, me përparim më të ngadaltë në krahasim me ofensivën rreth qytetit të dytë më të madh të vendit, Kharkiv, në verilindje, që filloi muajin e kaluar.

Khersoni është një nga katër rajonet e aneksuara në mënyrë të paligjshme nga Moska javën e kaluar pas një "referendumi" të orkestruar nga Kremlini. Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma ratifikoi sot traktatet e aneksimit dhe dhoma e lartë pritet të bëjë të njëjtën gjë të martën.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se dy nga ato rajone, Donetsku dhe Luhansku, po i bashkohen Rusisë me kufijtë e tyre administrativë që ekzistonin përpara se të shpërthente konflikti në vitin 2014 midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Ai vuri në dukje se çështja e kufijve të dy rajoneve të tjera - Zaporizhias dhe Khersonit - mbetet e hapur.

"Ne do të vazhdojmë të diskutojmë për këtë me banorët e këtyre rajoneve," tha zoti Peskov në një konferencë shtypi. Ai nuk dha detaje shtesë.

Ushtria ukrainase ka përdorur me sukses raketat HIMARS të dërguara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur në mënyrë të përsëritur urën kryesore mbi lumin Dnieper në qytetin Kherson dhe një digë që ka shërbyer si pikë kalimi dytësore kryesore.

Megjithë goditjet e suksesshme në linjat e furnizimit, operacionet ofensive të Ukrainës në jug deri tani kanë qenë më të ngadalta dhe më pak të suksesshme në krahasim me verilindjen, pasi terreni i hapur i ekspozon lehtësisht forcat e saj ndaj zjarrit të artilerisë dhe sulmeve ajrore ruse.

Humbja e fundit nga Rusia e qytetit lindor të Lymanit, të cilin e kishte përdorur si një qendër transporti dhe logjistike, ishte një goditje e re për Kremlinin, ndërsa ajo përpiqet të përshkallëzojë konfliktin duke aneksuar në mënyrë të paligjshme katër rajonet e Ukrainës dhe duke intensifikuar kërcënimet për të përdorur forcën bërthamore./ VOA

Të këshilluara

Shpallet fituesi i çmimit Nobel në mjekësi

Svante Pääbo është fituesi i çmimit Nobel në mjekësi për vitin 2022. Ai fitoi çmimin me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zh...

13:25

Medvedev kërcënon me luftë botërore

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensk...

10:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI