Flash

Zelensky kërkoi anëtarësimin në NATO, Medvedev: Thirrje për përshpejtimin e Luftës së Tretë Botërore

Lapsi.al 3 October 2022
Zelensky kërkoi anëtarësimin në NATO, Medvedev: Thirrje

Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev bëri një tjetër deklaratë të ashpër kundër presidentit ukrainas, Zelensky.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin tha se; “Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e mirë. Thjesht po i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut që të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore”.

Dmitry Medvedev shtoi ndër të tjera se “Biden njoftoi se nuk do të njihte aneksimin e territoreve të reja në Rusi.

Është turp. Mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse.’

Ai iu referua edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se; “Nëse Ukraina heq dorë,  do të zhduket si shtet”, ndërkohë që Medvedev shtoi; Çfarë ciniku, në fund të fundit, nëse ai nuk ndalet, atëherë një pjesë e konsiderueshme e ukrainasve do të zhduket”.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI