Flash

Lindsay Lohan flet për rikthimin në aktrim

Lapsi.al 4 October 2022
Lindsay Lohan flet për rikthimin në aktrim

Lindsay Lohan ka folur së fundmi për rikthimin në aktrim. Aktorja  e cila do të luajë në filmin Falling for Christmas, tha se rikthimi "është si të ngasësh një biçikletë".

" Është një pjesë e imja. Të bësh filma, të luaj një personazh. Më sjell kaq shumë gëzim të jem në gjendje të ndaj një histori me njerëzit. Të marrësh njerëzit në atë udhëtim me mua është një bekim ", u shpreh ajo për Hollywood Reporter.

Në Falling for Christmas, Lindsay Lohan luan si një trashëgimtare hoteli e sapofejuar që vuan nga amnezia pas një aksidenti në ski. Me afrimin e Krishtlindjes, ajo e gjen veten nën kujdesin e (Chord Overstreet) dhe vajzës së tij. Filmi do të publikohet në Netflix më 10 nëntor.

Lohan, e cila nënshkroi një marrëveshje për dy filma të tjerë me shërbimin e transmetimit do të luajë gjithashtu në Irish Wish. Në fillim të këtij viti,aktorja mori pjesë në një reklamë të Super Bowl për Planet Fitness, "What's Gotten Into Lindsay". Reklama  i referohej marrëdhënies së saj të kaluar me paparacët. “E lumtur që mund të lej pas të kaluarën time një herë e përgjithmonë dhe të ndaj me njerëzit se si po e jetoj jetën time sot”, tha ajo për PEOPLE në atë kohë./Lapsi.al

Të këshilluara

Kim Kardashian lançon podcastin "The System"

Kim Kardashian  ka lançuar podcast-in e saj, "The System" pasi nënshkroi një marrëveshje me Spotify në 2020. Në fillim të shtatorit, Kardashian konfirmoi se pod...

12:01

Si e frymëzuan fantazmat këngëtaren Kesha

Kushdo që ka dëgjuar këngën eterike të vitit 2012 të Kesha "Supernatural" e di se ajo ka pasur gjithmonë një vend për fantazmat. Pra, ndërsa mendimi që Kesha të...

14:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI