Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Njeriu më i pasur në botë krahason Kosovën me Donbasin dhe Krimenë

Lapsi.al 4 October 2022
Njeriu më i pasur në botë krahason Kosovën me Donbasin dhe

Njeriu më i pasur në botë Elon Musk ka krahasuar situatën në Donbas dhe Krime me Kosovën. Pronari i Teslas e mbajti këtë qëndrim në një postim në “Twitter”. Sipas tij, qytetarët e Donbasit e Krimesë duhen lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës. Për këtë ai ka hapur edhe një sondazh në llogarinë e tij.

“Le ta provojmë atëherë. Vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë nëse ata janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës” – shkroi Musk.

Ndaj tij reagoi Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai e pyet Musk nëse po kërkon të legjitimojë pseudo-referendumet.

“Po përpiqeni të legjitimoni pseudo-referendumet që u zhvilluan nën kërcënimin e armëve në kushtet e persekutimit, ekzekutimeve masive dhe torturave? Zgjedhje e keqe” – shkroi Podolyak.

Por Musk ka një tjetër ide. “Jo. Unë po sugjeroj një votim nën mbikëqyrjen e OKB-së. (Ose zgjidhni entitetin ose vendin tuaj më të besuar) – u përgjigj ai.

Nuk e ka lënë me kaq këshilltari ukrainas. “A do të votojnë qindra mijëra të vdekur në Mariupol? Apo ata që kaluan nëpër kampe përqendrimi? Elon Musk ju krijoni raketa dhe ëndërroni të kolonizoni Marsin. Rusia krijon krematoriume të lëvizshme dhe ëndërron që ukrainasit të zhduken si komb. Nuk është çështje “votimi” – iu përgjigj ai.

Madje edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar një sondazh. Ai pyet a e duan më tepër Muskun që përkrah Ukrainën apo atë që përkrah Rusinë. Pas më tepër se 1 orë janë bërë mbi 916 mijë vota dhe 84.6% pëlqejnë Muskun që e do Ukrainën. ©LAPSI.al

https://twitter.com/elonmusk/status/1577012986115342336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1577012986115342336%7Ctwgr%5E4552c6ee5d1fde1c62485a4c71e699df5bfb454b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F346472%2Felon-musk-krahason-kosoven-me-krimene-e-donbasin%2F

Të këshilluara

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. N...

22:01

Zgjidhet anëtarja e re e KLP

Pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, u zgjodh më 23 shtator anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomi...

20:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI