Flash

PD zbardh detaje nga biseda kokë më kokë Berisha-Meta

Lapsi.al 4 October 2022
PD zbardh detaje nga biseda kokë më kokë Berisha-Meta

Partia Demokratike zbardh bisedën mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

"Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka. Dhe, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Sipas PD, në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë."

Takimi vjen në një periudhë kur shtatorin sapo e lamë pas dhe premtimet e Berishës dhe Metës për protesta të forta nuk u materializuan. Prej javësh në studiot televizive janë ngritur pikëpyetje. A janë dy faktorët e mëdhenj opozitarë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë në kushte bashkëpunimi? Deklaratat e liderëve kanë qenë të pakta, jo shpjeguese. Ende nuk dihet nëse takimi i sotëm do të përkthehet në aksion të përbashkët opozitar ose jo.

Lexo më tej: Shpërthen Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha! 

Lexo më tej: Zgjedhjet vendore, Meta dhe Berisha takohen në selinë e PD-së 

Lexo më tej: Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë 

Të këshilluara

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. N...

22:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI