Flash

Publikohet traileri i parë i "Black Panther:Wakanda Forever"

Lapsi.al 4 October 2022
Publikohet traileri i parë i "Black Panther:Wakanda Forever"

Së fundmi është publikuar traileri i parë i "Black Panther: Wakanda Forever".

Në trailer, Black Panther i ri hyn dhe është një grua. Por, identiteti i personit  nuk bëhet i ditur. Traileri përmban gjithashtu një mural që nderon mbretin e ndjerë T'Challa .

Ata kanë humbur mbrojtësin e tyre," thotë mbretëresha Ramonda( Angela Bassett), ndërsa Wakanda përballet me një kërcënim të ri nga kombi nëntokësor Talokan, me Tenoch Huerta që luan armikun ,Namor. "Tani është koha jonë për të goditur . Tregojuni atyre se kush jemi ne," deklaron Mbretëresha Ramonda.

Vazhdimi i "Black Panther" i drejtuar nga Ryan Coogler del në kinema më 11 nëntor. Filmi i vitit 2018 u bë një fenomen kulturor, duke grumbulluar mbi 700 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Gjithashtu ai u nominua për shtatë çmime Oscar duke u bërë filmi i parë superhero që konkurron për Oscar për filmin më të mirë. Aktori kryesor, Chadwick Boseman vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 43-vjecare në vitin 2020. Presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige  i tha Variety në qershor 2021 se fillimi i prodhimit të filmit ishte “shumë emocional pa” Boseman.

“Por të gjithë janë gjithashtutë emocionuar për të rikthyer botën e Wakanda tek publiku dhe tek fansat,” u shpreh Feige. “Ne do ta bëjmë atë në një mënyrë që do ta bënte Chad krenar.” /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/07/27/black-panther-wakanda-forever-tashme-ka-nje-kolone-zanore-video/

Të këshilluara

Lindsay Lohan flet për rikthimin në aktrim

Lindsay Lohan ka folur së fundmi për rikthimin në aktrim. Aktorja  e cila do të luajë në filmin Falling for Christmas, tha se rikthimi "është si të ngasësh një ...

12:41

Kim Kardashian lançon podcastin "The System"

Kim Kardashian  ka lançuar podcast-in e saj, "The System" pasi nënshkroi një marrëveshje me Spotify në 2020. Në fillim të shtatorit, Kardashian konfirmoi se pod...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI