Flash

Tragjedia e Indonezisë, rrëfimi rrënqethës i trajnerit Javier Roca: “4 persona humbën jetën në zhveshtore”

Lapsi.al 4 October 2022
Tragjedia e Indonezisë, rrëfimi rrënqethës i trajnerit

1 tetori 2022 do të hyjë në histori si dita kur futbolli u shndërrua në tragjedi. Të paktën 125 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën për shkak të një pushtimi të fushës në fund të ndeshjes mes Arema dhe Persebaya Surabaya. Javier Roca, trajneri i Arema FC, pasi përjetoi nga afër një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e futbollit, ka rrëfyer atë që pa. Fjalët e tij janë marrë nga Cadena Ser.

I SHKATËRRUAR

Trajneri ndërhyri gjatë “Carrusel Deportivo”, duke treguar sesi ka përjetuar një makth që i ka shënjuar jetën. "Nuk do ta harroj kurrë atë që ndodhi. Jam i shkatërruar mendërisht. Ndjej një barrë shumë të fortë, madje një përgjegjësi. Nëse do të kishim barazuar, ndoshta kjo nuk do të kishte ndodhur. Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme. Pashë katër persona të vdisnin në dhomat e zhveshjes. Mund të prisja një pushtim fushe, por jo betejë deri në vdekje. Kur u ktheva nga konferenca për shtyp, gjeta tragjedinë dhe kaosin brenda stadiumit. Disa nga lojtarët e mi kalonin duke mbajtur viktimat në krahë. Kishte tifozë që vdiqën në krahët e lojtarëve”.

I PAPËRGATITUR

Liga indoneziane është aktualisht në pritje të një hetimi për të zbuluar se çfarë ndodhi dhe çfarë e ktheu kaosin në tragjedi. Zbardhja e rastit sa më shpejt do të jetë në dorë të një komisioni të pavarur. Javier Roca, i cili jeton aty prej dy dekadash, pranon se nuk ishte i përgatitur për atë që ndodhi. "Nuk është e mundur të gjurmohet një shkak i vetëm i tragjedisë. Pamjet më lënë të mendoj se ata që duhej të menaxhonin rendin publik nuk ishin të përgatitur. Me sa duket nuk prisnin një kaos të këtyre përmasave. Ishte si një ortek. Në stadium nuk kishte ndodhur kurrë dicka e tillë. Mendoj se edhe policia i ka kapërcyer kufijtë. Duke parë imazhet, ndoshta mund të kishin përdorur teknika të tjera. E edhe ambulancave iu desh shumë kohë për të mbërritur, por është e kuptueshme. Në një qytet relativisht të vogël, nuk kishte njësi të mjaftueshme”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI