Flash

SHBA-ja pritet të dërgojë në Ukrainë më shumë HIMARS

Lapsi.al 4 October 2022
SHBA-ja pritet të dërgojë në Ukrainë më shumë

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet që në pakon e re të ndihmës së sigurisë për Ukrainën të përfshijë katër sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), raketahedhës, municion, mina dhe makina të blinduara.

Kështu i thanë Reuters dy burime që kanë njohuri për paketën e re të ndihmës. Ajo pritet të jetë në vlerë prej 625 milionë dollarësh.

Njoftimi për paketën e re të ndihmës pritet të bëhet të martën. Kjo do të jetë ndihma e parë amerikane për Ukrainën, qëkur Rusia pretendoi se ka aneksuar katër rajone ukrainase.

Rusia këtë njoftim e bëri pas mbajtjes së referendumeve të rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit. Rajone që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Sistemet HIMARS dhe raketat përcjellëse, por edhe armët e tjera mund të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim.

Paketa e re e ndihmës është në kuadër të Autoritetit për Tërheqje Presidenciale, që i lejon SHBA-së të transferojë armë dhe mjete ushtarake nga stoqet e ushtrisë së saj dhe nuk kërkohet miratimi i Kongresit për një gjë të tillë.

Javën e kaluar, SHBA-ja njoftoi për një pako të armëve për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh. Aty përfshiheshin 18 HIMARS dhe armë të tjera, përfshirë edhe sisteme radarësh dhe sisteme kundër dronëve. Por, kjo pako ishte në kuadër të Nismës për Asistencë të Sigurisë për Ukrainën, që nënkupton se Qeveria amerikane merr armët – që janë të destinuara për Ukrainën – nga kompanitë prodhuese të armëve dhe jo nga stoqet e ushtrisë.

Deri më tani, në Ukrainë janë dërguar 16 HIMARS të SHBA-së. Me pakon e re, ndihma që Uashingtoni ka ofruar për Kievin qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, arrin në vlerën mbi 16.8 miliardë dollarë./REL/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI